Kosovarët nuk shkojnë në bregdetin shqiptar nëse atje shkatërrohen armët kimike

Kosovarët janë kundër shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri.

Revolta e tyre është shprehur në rrjetet sociale, por edhe në një protestë të organizuar në Prishtinë.

Gazeta Express ka shkuar më tej, duke organizuar një anketë për këtë çështje.
Ajo ka pyetur lexuesit nëse do e vizitonin bregdetin shqiptar, nëse në Shqipëri do të asgjësohen armët kimike siriane.

79 përqind e të pyeturve- ose 1398 persona- kanë thënë jo dhe vetëm 21 përqind- ose 368 persona- kanë dhënë po.

Lajme të ngjashme

Back to top button