Nëse shkon Pirlo, vjen Xabi Alonso!

Juventus nuk ka dyshime: Xabi Alonso është zëvendësuesi ideal i Andrea Pirlos. Nuk bëhet fjalë për një divorc mes fantazistit italian dhe klubit bardhezi, por në rast se bisedimet për rinovimin e kontratës dështojnë, mesfushori i kombëtares spanjolle hyn në “planin B” për të siguruar vazhdimësinë e projektit të Antonio Contes, i cili e konsideron mesfushën edhe si pikën më të fortë të filozofisë së tij.

Shoqëria ka gati ofertën për kontratën e re dhe nëse Pirlo nuk kthen një përgjigje brenda pranverës, Xabi Alonso mund të transferohet në Torino për të marrë mbi shpatulla trashëgiminë e tij.

Bisedimet me lojtarin bask në plan të parë nuk duken të pamundura sepse kontrata e tij me Real Madrid skadon në vitin 2014 dhe arritja e marrëveshjes me të do të ishte një pazar i mirë për Juventusin pasi Xabi Alonso është edhe dy vite më i ri se ish mesfushori i Milanit.

Të marrësh masat nuk bën asnjëherë keq dhe Giuseppe Marotta e ka treguar gjatë viteve të fundit se di t’i nuhasë lëvizjet e merkatos dhe vlerën e lojtarëve kohë më parë se gjerat të bëhen fakt.

Lajme të ngjashme

Back to top button