Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë do të jetë i ngjashëm me atë të ditës së djeshme. Temperaturat do të jenë mjaft të ftohta, ndërkaq niveli i mjegullave do të jetë mjaft i ulët, njofton Portalb.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -11 deri në -14 gradë celsius në vendet më të larta malore, ndërkaq në mbarë vendin, të njëjtat do të lëvizin nga -6 deri më -10 gradë celsius.

Temperaturat ditore do të lëvizin nga -3 deri më 0 gradë celsius në vendet më të larta malore, ndërkaq të njëjtat në mbarë vendin nga 3 deri më 4 gradë celsius.

Shkupi gjithashtu do të ketë mot të ngjashëm. Kryesisht i ftohti dhe niveli i ulët i mjegullave do ta karakterizojë motin e mëngjesit të sotëm. Megjithatë, gjatë ditës pritet të ketë paraqitje të diellit. Temperaturat do të lëvizin nga -7 deri më -10 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të lëvizin nga 2 deri më 3 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button