Kuvendi i RM­-së do të mbajë seancën e 87-­të dhe 85-­të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë vazhdimin e parë të seancës së 87­-të, në rend dite të së cilës janë Propozim ligjet për plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, me procedurë të shkurtuar dhe propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për kryerjen e sanksioneve dhe të shërbimit të prokurorit publik, të dy me procedurë të shkurtuar.

Pas përfundimit të seancës së 87-­të, Kuvendi do ta mbajë vazhdimin e gjashtë të seancës së 85-­të me debatin rreth Propozim ligjit për plotësimin e Ligjit për mbrojtje, me procedurë të shkurtuar, propozim ligjet për infermieret dhe akusheret dhe për zonat e lira shëndetësore, për plotësimin e ligjit për ndërtim dhe për tokën ndërtimore, për gjelbërim urban, të gjitha në lexim të parë.

Deputetët do t’i shqyrtojnë edhe propozim ligjet për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, për plotësimin e Ligjit për nëpunës administrativ, për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të buxheteve, për borxhin publik, për sigurimin material të personave të papunësuar për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi shoqërore dhe shtetërore, të gjitha me lexim të parë, të parashtruar nga deputetët nga opozita.

Në rend dite të seancës janë edhe Propozim transmetimi autentik i nenit 136 paragrafi 1 alineja 1 nga Ligji për shërbimet mediale audio dhe audiovizuale, si dhe katër kërkesa për dhënien e transmetimit autentik të neneve nga ligjeve nga seancat gjyqësore, për marrëdhëniet e obligacioneve, për tatim personal të të ardhurave dhe për marrëdhënie pune, të parashtruara nga Goran Milevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button