Konfirmohet dëmtimi i Bale, 2-3 javë larg fushave

Në momentin e tij më të mirë, Gareth Bale duhet të ndalojë për shkak të problemeve fizike. I dëmtuar në sfidën e fundjavës kundër Sporting Gijon, bomberi uellsian iu nënshtrua vizitave mjekësore dhe sipas mjekëve të skuadrës merengues, sulmuesi vuan nga një tërheqje muskulare. Në këtë mënyrë, Bale do të qëndrojë jashtë fushave nga dy deri në tre javë por trajneri Zidane mund të qëndrojë i qetë pasi sfidat e radhës për ekipin kryeqytetas janë teste të kalueshme në letër.

Në rast se Bale do të qëndrojë jashtë për 3 javë, atëherë ai do të humbasë ndeshjet kundër Real Betis, Espanyol dhe ndaj Granadës në 7 Shkurt. Në ndeshjen kundër Gijon doli nga fusha e lojës edhe Karim Benzema, por francezi do të jetë në dispozicion të trajnerit. Gjatë këtij sezoni me fanellën e Realit të Madridit, Bale ka shënuar 13 gola, të njëjtën shifër me të cilën mbylli sezonin e shkuar. Në takimin kundër Rayo Vallecanos ai realizoi poker golash, ndërsa tre të tjerë arriti t’i shënonte kundër Deportivo La Corunas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button