Maqedoni, cili është faktori kryesor për shtrëmbërime në shpinë te 25 mijë nxënës?!

Të dhënat e fundit nga kontrollimi i rregullt mjekësor i nxënësve të Maqedonisë janë alarmante, pasi që sipas tyre 14 mijë fillorist dhe rreth 10 mijë nxënës të shkollave të mesme kanë shtrembërime në shpine. Jovanka Kostovska nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thotë se institucionet janë të shqetësuara për këto të dhëna.

“Ministria e arsimit bashkë me atë të shëndetësisë janë marrë vesh që orët e edukatës fizike  të jenë të obligueshme si deri tani, ndërsa arsimtarët të trajnohen që të japin ushtrime për fëmijët me skoliozë.” Thotë Kostovska.

Mjeku Sedat Lumani thotë për Portalb se shumë shkaqe mund të ndikojnë deri te kjo gjendje e cila sipas tij është mjaft shqetësuese.

“Numri i nxënësve me këtë lloj deformimi është shumë i madh dhe krijon një situatë shqetësuese. Rezultat i shtrembërimit të shpinës mund të jetë jo aktiviteti fizik, qëndrimi shumë kohë para kompjuterit, do të thotë qëndrim jo i drejtë si dhe ndikim mund të ketë edhe çanta e rëndë të cilën ata e mbajnë çdo ditë për në shkollë”, tha për Portalb, Lumani.

Ai apeloi që prindërit të kenë kujdes dhe të mësojnë se si duhet të qëndrojë fëmija dhe udhëzohen që të aktivizojnë ata në ndonjë sport apo diçka të tillë.

Prindërit nga ana tjetër fajësojnë profesorët dhe arsimtarët e edukatës fizike, ku sipas tyre nuk e bëjnë punën si duhet.

“Lexova për këtë rast dhe është skandaloze. Unë mendoj se përgjegjësinë për këtë e kanë mësimdhënësit e edukatës fizike të cilët marrin paga dhe nuk ushtrojnë fare me fëmijët. Dy tre ore në javë nuk janë pak për një fëmijë të ketë aktivitet fizik. Sipas mendimit tim e gjithë kjo bie në ndërgjegjen e tyre”, tha Suad Ferati, prind.

Disa prind të tjerë gjithashtu fajësojnë çantat e rënda që shkatërruan fëmijët e tyre.

“Më tregoni si mundet që në klasë të dytë të kenë nga 6 orë. Fëmija 6 vjeçar të rrijë 6 orë është e tepër, të ketë 6 lëndë. Mendoj se shtimi i lëndëve dhe rëndimi i çantës janë shkaqet kryesore që probleme me shpinën. Çdo ditë më duhet ta përcjell vajzën në shkollë, ja mbaj unë çantën, kjo situatë është e tmerrshme”, tha Sanije Jakupi, prinde.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button