Të mërkurën Qeveria do të merr borxh prej 5.5 milion euro

Qeveria të mërkurën planifikon nga kreditorët vendorë të marrë 5.5 milion euro borxh, ndonëse në ditët në vijim arrijnë borxhet e vjetra që duhet të kthehen. Huamarrja do të bëhet përmes ankandit të letrave me vlerë shtetërore 15 dhe 1 vjeçare. Nuk është e sigurt nëse këtë shumë do e marrë Ministria e financave apo borxhi do të jetë më pak ose më shumë se sa është planifikuar.

“Në këtë periudhë parazgjedhore çdo Qeveri duhet të veprojë në mënyrë të arsyeshme dhe me përgjegjësi. Shpenzimet duhet të jenë në kuadër të mjeteve të planifikuara me buxhet, me strategjitë dhe programet”, u shpreh Borçe Trenoski, profesor universitarë, transmeton Alsat M.

Përveç asaj që shteti me dinamikë të shpejtë po merr borxhe në tregun vendor, gjithnjë e më të shpeshta janë ankandet me afat më të gjatë të pagesës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button