Ata nuk paskan patur faj!
Nje ditë e ftohtë me diell me dhëmbe,del dhe përshëndetesh me kojshitë në lagje.
Për një moment mbetesh i shtangur kur e shikon se ka mbyllur dyqanin njëri kojshi dhe me habi e shikon.
-Po e pyes si u bë puna?! Më thotë,falë Zotit na doli viza për ne Amerikë,më ne fund,erdhën ditet e mira
për mua dhe familjen time. Dhashtë Zoti mos këthehem këtu me se ky vënd e pati më. Po largohem me gjithë familjen time.
Për disa javë Struges do ti mungojë edhe një familje tjetër pesë antarëshe,duke u shperngulur pergjithmonë prej këti vendi.
Po pyes veten, mos ndoshta jemi të mallkuar që kur kaq shumë dëshirojmë të largohemi prej vëndit tonë?!
Politika,jo vetëm qe ka shkaterruar gjendjen ekonomike,por edhe ka shfarosur popullin tonë në vendet e europës per një jetë më te mirë.
Gjithçka duket sikur po merr fund në këtë vënd.Për fat të keq politikaneve tanë duket sikur nuk iu bëhet shumë vonë se ne po largohemi,me
nje shpejtësi shumë te madhe duke u shpërngulur nga vëndi jonë.
Po e rikujtoj Gjermaninë menjëhere pas lufës së dytë botërore,populli kanë ngrënë tre vite me rradhë,patate të ziera dhe kanë arritur që të rindërtojnë,
një Gjermani më te fuqishme në aspektin ekonomik dhe asnjë nuk eshtë shpërngulur nga vendi i tyre.Mirpo ata që kanë filluar te parët te aplikjnë këtë metodë,
kanë qene liderët dhe të parët e shtetit,duke i dhëne vullnet popullit të tyre për rindërtimin e një Gjermanie moderne dhe një superfuqi ekonomike.
Kurse tek ne liderët dhe politikanët,gëzojnë pasuri të mëdha, patundshmëri,fuqi, autoritet ,etj.
A thua vallë këta njerëz nuk i vret ndërgjegja,të thonë mjaft më,me një fjalë ti thonë…STOP?!!
Fatkeqsisht tmerri po vazhdon edhe më tej.Sa keq qenka kur të sëmuret zemra dhe nuk te vret ndërgjegja.
Kurse populli po arrin aty ku nuk mund të paguaj faturat dhe të lidhë muajin me muajin dhe nuk mund të gëzojë kushtet elementare për një jetesë të rehatshme.
Gjithkund thonë shpresa vdes e fundit, mirëpo këtu te ne sikur ka vdekur e para.
Po kujtoj ditët kur kam qën nxënës në bankat shkollore, mirpo nuk kam me kë ti kujtoj
,se ata nuk janë në këtë vënd por jan larguar ne mërgim ,për një jetë më te mirë.
Ku eshë…Dritani,Genci,Arbërimi,Iliri,Fitimi,Blerimi,tre Burimët që gëzonin të njëjtin emër,me të cilët bënim shaka duke iu thirrur të trive në një kohë, dhe shumë të tjerë.
Tani po filloj ta kuptoj se ata nuk paskan pasur faj !