Fobia nga limoni e shtyu të kryejë vrasje

Burri me inicialet M.O. tregon më së miri, se sa shumë rëndësi, duhet kushtuar njerëzve që kanë fobi.
Ai i kishte treguar mikut të tij Ramazan Kavakalan, se vuan nga fobia prej limonëve.

Madje, burri nga Izmiri i Turqisë, ka pranuar se ‘bëhet si i çmendur’ në prani të limonëve.

Miku i tij, në mënyrë që të mahitet me të, i ka marrë disa limon dhe ja ka vënë para fytyrës.

Në përpjekje dëshpëruese, që të largohet nga limonët, M.O. e ka nxjerrë revolen dhe ka shtënë në shokun e tij 42-vjeçar.

Me të kuptuar se ky i fundit ka vdekur në vend, ai është dorëzuar në stacionin më të afërt policor, të provincës Manisa.

Derisa zyrtarët e drejtësisë, nuk e kanë marrë për bazë fobinë e tij, por mjekët po kërkojnë që të rishqyrtojnë rastin, sepse “ai ka qëlluar në vetëmbrojtje”.

Frikësimi tij me limon, po konsiderohet nga mjekët, si një lloj tentim vrasje, sepse ai ka një fobi të theksuar në këtë fryt, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button