Janë vjedhur 500 euro dhe një lap-top nga një banesë në Shkup

Një autor i panjohur mbrëmë me hapje të dhunshme të dritares nga një banesë në pronësi të I.P.B. (33) në rr. “Dushan Taskoviq” në Shkup ka kryer vjedhje të rëndë.

Vjedhësi ka marrë një portofol në të cilën kishte dokumente dhe 500 euro dhe një lap top, pas çka e ka braktisur vendin e ngjarjes, duke përfituar dobi të kundërligjshme pronësore prej rreth 60.000 denarë.

Policia po merr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button