Bora nuk e befasoi Tetovën por shkakton probleme në malësinë e saj (FOTO)

Bora e djeshme duket se vetëm e ka zbukuruar qytetin e Tetovës, pa mos shkaktuar probleme në komunikacion. Rrugët janë të kalueshme në sajë të pastrimit të bërë gjatë ditës së djeshme dhe sot.

Probleme ka vetëm në  disa fshatra të Malësisë së Tetovës. Atje të rreshurat janë më të mëdha dhe pastrimi i rrugëve më i vështirë, kurse në disa fshatra, për shkak të temperaturave të ulëta, ka ngrica që e kanë vështirësuar kalimin e automjeteve.

Tetovë
Tetovë
Tetovë
Tetovë

Portalb bisedoi me përgjegjësit e kompanisë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë stinës së dimrin “Nb Company”.

Ata thanë se bëjnë përpjekje maksimale pikërisht për pastrimin e rrugëve të fshatrave malore, sepse në Tetovë aktualisht gjendja është e mirë.

Tetovë
Tetovë
Fshati Lisec
Fshati Lisec

Me anë të një apeli, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi bëri thirrje që qytetarët të bëjnë pastrimin e dëborës përpara objekteve afariste dhe shtëpive të banimit. Ajo kërkon prej tyre që të mos e hedhin borën në rrugë, ashtu siç veprojnë disa qytetarë të pakujdesshëm.

Gjithashtu kryetarja Arifi apelon që qytetarët të kenë kujdes me parkimin e veturave, të mos i lënë në hapësira të papërshtatshme, sepse ndryshe pengohet qarkullimi dhe puna e makinave që i pastrojnë rrugët e qytetit dhe jo vetëm.

Fshati Lisec
Fshati Lisec
Fshati Lisec
Fshati Lisec
Kodra e Diellit, 17.01.2016
Kodra e Diellit, 17.01.2016
Fshati Sellcë
Fshati Sellcë
Fshati Sellcë
Fshati Sellcë
Rruga Brodec - Shipkovicë, 17.01.2016
Rruga Brodec – Shipkovicë, 17.01.2016
Fshati Brodec
Fshati Brodec

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button