Irak, rritet për një milion numri i të zhvendosurve

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) njoftoi se numri i personave të zhvendosur në Irak, për shkak të sulmeve nga ana e organizatës terroriste DAESH apo konflikteve të tjera në vitin e kaluar në krahasim me vitin 2014 u rrit për një milion, dhe se ka arritur shifrën prej tre milion e 200 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Raporti i IOM-it në lidhje me migrimet e brendshme në Irak ka theksuar se në të gjithë vendin nga janari 2014 deri në dhjetor 2015, janë zhvendosur 523 mijë familje, apo tre milion e 200 mijë banorë

Gjithashtu thuhet, se ata të cilët janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre janë zhvendosur në 3.600 rajone të ndryshme të banuara, dhe se shumica janë vendosur në Bagdad dhe në Anbar, ku aktualisht ka 577 mijë persona të zhvendosur.

“Shtatë provincat irakiane kanë hapur dyert për rreth 83 përqind të popullatës së zhvendosur të vendit. Ndërsa 18 përqind e tyre ndodhen në Bagdad dhe në Anbar. Në Dohuk ka 13 përqind, në Kirkuk 12, në Erbil 10, në Nino 7 dhe në Sulejmanije 5 përqind. Numri i personave të zhvendosur në vitin e kaluar u rrit për një milion”, thuhet në raportin e IOM-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button