Nxënësit shqiptarë themelojnë UNSH-në

Nxënësit e të gjitha qyteteve shqiptare të Maqedonisë së shpejti do të themelojnë Unionin e Nxënësve Shqiptarë (UNSH).

Iniciativa është marrë nga disa nxënës të cilat kanë për qëllim nxitjen e një shoqërie të re revolucionare, që nuk do të kënaqet më me diploma falce, dhe nuk do të lejojë që të ndodhin edhe më tej, diskriminimet ndaj nxënësve shqiptarë.

“Unioni parasheh që të mbrojë, interesat e nxënësve shqiptar, betejën kundër diskriminimit në Maqedoni, si dhe të nxis të rinjtë që të marrin pjesë në aktivitete edukativo-arsimore, kulturore, humane, sportive e kështu me radhë. Poashtu si qëllim i jonë i tretë mbetet një shoqëri e re revolucionare, e cila ka për qëllim në gjakun e tyre, të jenë gjithmonë aktivë në aktivitete si dhe të jemi më të bashkuar me qytetet tona shqiptare.”, deklaroi koordinatori i këtij Unioni Enis Miftari.

Unioni i nxënësve shqiptarë, do ta bëjë prezantimin e tij nëpër të gjitha qytetet e banuara me shqiptarë nëpër Maqedoni. Ata kanë krijuar edhe një kuti të sugjerimeve dhe ankesave, nëpërmjet të së cilës, nxënësit do të munden t’i shprehin të gjitha ankesat dhe sugjerimet e tyre, për të cilat unioni më pastaj do t’i mbledh ato, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit do të gjejnë zgjidhje për të njëjtat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button