Belen i bërtet kamarierit: Çfarë ka, je gay?

Ndoshta nga jeta e re martesore apo impenjimet në punë, ose ndoshta janë të dyja, por duket qartë që Belen ka akumuluar shumë stres.

Sipas “Novella 2000” show girl-i kishte trajtuar keq kamarierin e një restoranti në rrugën “Monte Santo” në Romë.

Pa asnjë motiv Rodriguez i kishte bërtitur të riut për preferencat e tij seksuale duke i thënë: “ Çfar ka, je gay?”. Më pas është shfajësuar duke i thënë se vetullat e tij të hequra i lanë të kuptonte që ai ishte homoseksual.

Përveç kësaj në fund të darkës me të shoqin Belen ka refuzuar duke përbuzur, të bëjë një foto me kamerierin dhe as nuk i ka lënë bakshish./Indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button