Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë vendin e Maqedonisë, pritet që të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut gjatë paradites, në vendet më të larta malore do të ketë reshje të dëborës. Si pasojë e erës së ftohtë e cila do të fryjë nga veriu në jug, reshjet e shiut do të kalojnë në reshje dëbore, njofton Portalb.

Periudhat e fundit të motit të ngrohtë do t’i kemi në pjesën e parë të ditës së sotme, kur temperaturat gjatë paradites do të arrijnë deri më 5 gradë celsius, ndërkaq më pas pritet që në mënyrë konstante të njëjtat të ulen. Gjatë mbrëmjes, temperaturat do të arrijnë deri në -4 grade celsius.

Shkupin e pret mot me vranësira dhe me reshje të shiut gjatë orëve të paradites. Gjatë ditës reshjet e shiut do të kalojnë në reshje dëbore. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri më 4 grade celsius gjatë paradites, ndërkaq ashtu edhe si në mbarë territorin e Maqedonisë, të njëjtat do të pësojnë rënie. Pritet që reshje të dëborës të ketë edhe gjatë mbrëmjes. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button