Dështojnë bisedimet në Përzhino, ja deklaratat e liderëve (VIDEO)

Pas 8 orë bisedime në rezidencën e BE-së në Përzhino, katër liderët e partive politike në vend nuk kanë arritur marrëveshje për zbatimin e marrëveshjes së 2 qershorit.

LSDM nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e 24 prillit, pasi vlerëson se në vend nuk janë përmbushur kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike.

Zoran Zaev, numri një i LSDM-së në një prononcim të shkurtër për gazetarët tha:

“Për ne nuk janë të pranueshme zgjedhjet. Pa u rregulluar në kohë çështja e mediave dhe pastrimi i listës zgjedhore, ne nuk marrim pjesë në zgjedhje. Do të vazhdojmë, për zgjedhje fer dhe demokratike”.

……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas përfundimit të takimit, u shpreh se palët negociuese kishin dallime dhe nuk kanë arritur të merren vesh për datën e zgjedhjeve.

“Nuk patëm sukses. Të gjitha palët patëm dallime. Nuk arritëm të pajtohemi rreth Marrëveshjes së Përzhinos”, u përgjigj shkurt pas mbarimit të takimit kreu i BDI-së Ali Ahmeti.

Ndërkaq, kryetari i PDSH Menduh Thaçi nuk pranoi të prononcohet para mediave.

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Nga ana tjetër Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së për dështimin e bisedimeve në Përzhino fajin e ka adresuar tek oponenti i tij Zoran Zaev, raporton Portalb.

Sipas kryeministrit Nikolla Gruevski, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, po kërkon shtyrjen e zgjedhjeve pasi është i vetëdijshëm për humbjen e thellë që e pret.

“Ka kohë që deri në zgjedhje gjitha cështjet të kryhen. Vetëm një njeri tenton që ta vazhdojë dhe ta thellojë krizën, sepse me sjelljet e tij kriza mundet vetëm të thellohet”, tha Gruevski, duke aluduar në liderin e LSDM-së Zoran Zaev.

………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Pas përfundimit të takimit para mediave është prononcuar edhe eurokomisari Johanes Han. Ai ka shprehur dëshprimin e tij pas përfundimit të bisedimeve me krerët e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, të cilat nuk kanë treguar vullnet për zgjidhje, raporton Portalb.

“Shteti në këto moment është në gjende të rëndë. Tani gjithçka varet nga partitë, ky është vendim i shtetit dhe i parlamentit”, ka deklaruar Han duke potencuar se faktori ndërkombëtar do të jetë këtu për të ndihmuar.

……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

20.05 – Takimi i liderëve ende vazhdon. Bisedimet janë tejet të vështira për ta përcaktuar datën e zgjedhjeve, njofton Portalb. Takimit i është bashkëngjitur edhe lehtësuesi Piter Vanhojte.

16:20 – Ka nisur takimi i përbashkët i eurokomisarit Johanes Han me krerët e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos; VMRO-DPMNE, LSDM, PDSH dhe BDI, raporton Portalb.

************************************************************************************************************

Me takimin Han -Thaçi mbarojnë takimet bilaterale të krerëve te partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos dhe eurokomisari Han. Pasdite pritet të mbahet edhe një mbledhje e përbashkët e 4 liderëve dhe euro-komisarit për të dalë më pas me kumtesën finale për datën e zgjedhjeve.

Portalb do t’ju informojë nga terreni për këtë vendim.

“Kemi marrëveshje se kur do të duhet të mbahen zgjedhjet”, kështu u përgjigje Menduh Thaçi në pyetjen e gazetarëve se kur do të mbahen zgjedhjet, raporton Portalb.

Ali Ahmeti
Ali Ahmeti

“Nuk mendoj se ka hapësirë të shtyhen zgjedhjet. Gjithçka varet pas konsultave me Han. Shtyrja e zgjedhjeve mund ta thellojë krizën, pasiguri për vendin, ekonominë. Ne kërkojmë që të gjitha standardet të plotësohen të ketë zgjedhje të lira fer dhe demokratike. Zgjedhjet të jenë të pranueshme për të gjitha palët. Nuk kemi diskutuar për detajet, por sipas të gjitha gjasave VMRO-s i takon të propozojë kryeministrin. Unë mendojë që të gjitha institucionet duhet të prononcohen për këtë çështje të japin vlerësimet e tyre deri ku kanë arritur me përgatitjet e zgjedhjeve. Kështu ka deklaruar, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti para takimit me eurokomisarin Han, raportin Portalb.

Sot me Hanin është takuar edhe VMRO-DPMNE, por Gruevski nuk ka pranuar të prononcohet për gazetarë pas takimit, raporton Portalb.

VMRO-DPMNE, Përzhino
VMRO-DPMNE, Përzhino
Nikolla Gruevski
Nikolla Gruevski
Zoran Zaev
Zoran Zaev

Rikujtojmë se pasi Gruevski me bashkëpartiakët e tij, Ilija Dimovski, Nikolla Todorov, Martin Protugjer, Zoran Stavreski dhe Nikolla Poposki ka arritur në rezidencën e BE-së në Përzhino, LSDM në përbërje me Zoran Zaev, Oliver Spasovski dhe Radmilla Shekerinska ka mbaruar takimin bilateral me eurokomesarin Han.

Pas takimit, Zoran Zaev është deklaruar se qëllimi i partisë së tij është që të pastrohen listat zgjedhore, por sipas tij për këtë të fundit, koha është mjaft e shkurtër, raporton Portalb.

“Edhe Gruevski është i vetëdijshëm se nuk mund të arrihen afatet dhe koha për t’u pastruar lista zgjedhore është shumë e shkurtër. Qëllimi i opozitës është kristalizimi i kushteve para dhe gjatë zgjedhjeve. Pas takimeve bilaterale i presim konkluzat”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Për më shumë ndiqeni videon me deklaratën e liderit të LSDM-së, Zoran Zaevi.

Përndryshe, para se të fillojë takimi, Han nuk ka dhënë deklaratë për media, vetëm shkurt ka thënë që shpreson që dita e sotme të jetë e mirë.

“Momentalisht nuk kam çfarë të deklaroj, mund t’u them se shpresoj që dita do të jetë e mirë”, tha Han.

Johanes Han
Johanes Han

Më herët, Johanes Han, në profilin e tij në Twiter ka postuar se në takimin me nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos, do ta potencojë përgjegjësinë e të gjithë liderëve politikë për implementimin e marrëveshjes politike.

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, sot do të qëndrojë në Shkup ku do të takohet me katër partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni, njofton Portalb.

Më herët, Johanes Han, në profilin e tij në Twiter ka postuar se nw takimin me nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos, do ta potencojw përgjegjësinë e të gjithë liderëve politikë për implementimin e marrëveshjes politike.

“Në rrugë drejt Maqedonisë, ku do të takohem me liderët e katër partive më të mëdha politike. Edhe njëherë do ta potencoj përgjegjësinë e të gjithë liderëve politikë për implementimin e marrëveshjes politike dhe reformave prioritare, në interes të qytetarëve”, shkruan eruokomesari Johanes Han.

Rikujtojmë se dje eurokomesari ka dërguar një mesazh deri te partitë politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos.

Sipas letrës, Han do t’ua përsërisë se katër partitë janë përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes duke përfshirë edhe “sigurimin e kushteve për zgjedhje kredibile sipas afatit që ata janë marrë vesh”.

Gjithashtu do t’ua rikujtojë se është e nevojshme edhe zbatimi “Urgjent i reformave prioritare”, për të cilat partitë gjithashtu kanë nënshkruar se do t’i bëjnë.

Dokumentin për zbatimin “Urgjent të reformave prioritare” e ka bërë Komisioni Evropian sipas raportit ekspert të Rajnhard Pribe.

“Dita e nesërme, 15 janari, është kyçe për Marrëveshjen e Përzhinos. Komisari për zgjerim, Johanes Han, i cili sot do të arrijë në Shkup, thotë që të gjitha çështjet kryesore të marrëveshjes patjetër duhet të zgjidhen sot ose më së vonti nesër”, shkruhet në letrën e Johanes Han-it, njofton Portalb.

Me këtë mesazh, ai shpreson se zgjedhjet mund të mbahen sipas marrëveshjes, pra me 24 prill.

“Ky 15 janar është afat kyç për marrëveshjen politike dhe zbatimin e saj e cila është e rëndësishme edhe për Qeverinë edhe për qytetarët e vendit. Presim që të gjitha elementet kryesore të marrëveshjes politike të zgjidhen para ose gjatë vizitës sime, me çka zyrtarëve të zgjedhjeve do t’u lejohet të organizojnë zgjedhje kredibile sipas kalendarit të paraparë me marrëveshjen politike”, shton Han. /Portalb

Lexo: Nikolla Gruevski dha dorëheqje

Lexo: Han: Presim zgjidhje të çështjeve kryesore të “Përzhinos”, sot ose nesër

Lexo: Dokumenti me nënshkrime, pikat që u morën vesh liderët e Maqedonisë

Lexo: Zyrtare: Ja kush do të jetë kryeministri i ri i Maqedonisë!

Lexo: Zaev: Dorëheqja e Gruevskit, fillim i fundit!

Lexo: Dokumenti me nënshkrime, pikat që u morën vesh liderët e Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button