Qytetarët vitin e kaluar harxhuan 90 mln euro nëpër bastore!

Qytetarët e Maqedonisë gjatë vitit 2012 nëpër bastore kanë lënë 90 milion euro, kështu tregon analiza me të dhënat e katër bastoreve më të mëdha të cilat këtë vit u gjetën në  Edicionin TOP 200 kompanitë më profitabile.

Qytetarët e Maqedonisë gjithnjë e më shumë daljen e nga kriza e shohin nëpërmjet gjasave dhe lojrave të fatit nëpër letra me parashikime sportive.

‘Kohën e fundit shoh se edhe femrat vijnë dhe luajnë për vete. Ka edhe prej atyre që vijnë me kombinime të përgatitura paraprakisht nga burrat prej në shtëpi’ thotë Marijan Stankovski nga bastoret e Karposhit.

Sipas të dhënave të cilat i ka publikuar ‘Kapital’ para dy muajve ‘Sport life’ është bastorja më e madhe në Maqedoni e cila vitin e kaluar ka pasur të hyra prej 51.3 milion euro, apo rritje vjetore prej 82 për qind.

E dyta është ‘Zlatna Kopaqka’ me të hyra vjetore 16 mln euro, apo rritje vjetore 21.34 për qind.

‘Betcity Balkan’ me të hyra prej 14 mln euro në vitin 2012 rangohet si e treta, ndërsa ‘Masterbit’ e katërta me të hyra 3.75 milion euro./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button