Opozita shqiptare në Tiranë proteston kundër vjedhjes së votës

Ndërsa Brukseli po përpiqet të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit, situata e brendshme politike nuk duket të jetë e favorshme. 

Ndërsa Tiranën sot do ta vizitojë komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Shtefan Fyle, opozita ka njoftuar po sot për një protestë që do të zhvillohet përpara godinës së qeverisë.

Kreu i opozitës Lulzim Basha u ka lënë takim qytetarëve në 14:00 para selisë së PD, për t’iu bashkuar marshimit të protestës kundër vjedhjes së votës. Në një deklaratë për mediat dje,  Basha u bëri thirrje qytetarëve t’i vënë fre paligjshmërisë dhe arbitraritetit të dyshes Rama-Meta.

“PD dhe opozita refuzojnë me neveri këtë projekt antidemokratik dhe antieuropian. Është koha ti bëjmë ne paralajmërimin dyshes Rama-Meta, të mblidhemi kundër paligjshmërisë dhe arbitraritetit. Të ngrihemi të shpëtojmë votën e lirë, të ndalojmë blerjen e votës para se kjo të rrënojë demokracinë.

PD u bën thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohemi nesër në marshimin paqësor të protestës, për të treguar se zgjedhjet e lira nuk i dorëzojmë, nuk e japim demokracinë, të ndalim këcënimin ndaj së ardhmes. Jo sot, jo nesër, jo përgjithmonë vjedhjes së votës së lirë”, u shpreh dje Basha.

Sipas Bashës rasti flagrant i Korçës është një paralajmërim ogurzi për shkatërrimin e zgjedhjeve të ardhshme me metodën e blerjes së votës me paratë e krimit të organizuar dhe mafies politike e ekonomike.

Lajme të ngjashme

Back to top button