Ronaldo ndjek rekordin e Raulit

Cristiano Ronaldo është golashënuesi i pestë më i mirë në historinë e Real Madridit. Ylli portugez ka shënuar 225 gola për galaktikët që nga transferimi i tij nga Manchester United. 

Por Ronaldo ka ambicie më të mëdha se sa të jetë golashënuesi i pestë më i mirë.
“Unë dua që të bëhem golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit. Raul mbetet një legjendë e skuadrës por unë besoj se mund të kaloj shifrat e tij. Kam edhe disa vite kontratë dhe se besoj se do të hyjë në historinë e Realit” ka thënë Cristiano Ronaldo.

Raul ka shënuar 323 gola me Realin, ndërsa për të kaluar këtë rekord, Ronaldo duhet të shënoi edhe 99 gola.

Lajme të ngjashme

Back to top button