Ndeshje të njëjta ndëretnike, paketimi i ndryshëm

Arsim Zekolli, kolumnë-“ Kur të pashenjtit marshojnë”, Utrinski Vesnik
Edhe kisha edhe xhamia sot, me fajin e tyre, janë të burgosurit e kufizimeve institucionale dhe shoqërore të tyre, të imponuara për shkak të varësisë prej dominimit politik të partive dhe kapitalit.

Branko Gjorgjevski, koment-“ 2001 në paketim të ri”, Dnevnik
Nëse rrahja mes nxënësve  Maqedonas dhe Shqiptarë në komunën Aerodrom të Shkupit është terrorizëm, atëherë çfarë është rrahja në Tetovë, ku Shqiptarët kanë rrahur Maqedonë? Gjenocid, ose terrorizëm, nëse do ta përdorim standardin sipas të cilit disa media Shqiptare  e shfrytëzojnë që ta shpjegojnë prapavijën e dukjes e cila të gjithë ne duhet  të na brengosë?

Daut Dauti, kolumnë- “Thanë, nuk e tërhoqën fjalën, dhe askujt asgjë!”, Dnevnik
Pyetja e vërtetë është se si është e mundur që zgjidhjet e një institucioni të mbesin në sirtarët e tjetër institucioni shtetëror aq kohë të gjatë, me muaj ose me vite? Kur janë në fjalë dy institucionet shtetërore, njena i ka kryer obligimet me kohë, tjetra jo me muaj, po me vite nuk po i kryen.

Aljosha Simnjanovski, kolumnë-“ Dres-kodi—VMRO, LSDM…të tjerët të papërcaktuar”, Utrinski Vesnik
Mediumet e artikulojnë dhe modelojnë realitetin sipas parimeve të tyre, duke krijuar zhanre dhe tipologji të cilat janë vetëm në funksion të tyre.

Erok Rizaov, kolumnë- “Arsen Lupen nuk është fajtor”, Utrinski Vesnik
Sistemi i cili i lartëson vlerat e pavërteta dhe të rrejshme është fajtori më i madh për zhdukjen e pasurisë kombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button