Spalletti është trajner i ri i Romës

“Giallorossët” kanë rikthyer ish strategun në drejtim të ekipit pas shkarkimit të Rudi Garcias, të mërkurën.

Ish-trajneri i Zenit St Petersburg udhëtoi për në kryeqytetin italian nga Miami për të finalizuar kontratën për 18 muaj në Olimpico.

Roma është në periudhë të rezultateve negative në Serie A, ndërsa është në pritje të ballafaqimit me Real Madridin në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i ekipit të juniorëve, Alberto De Rossi, babai i mesfushorit Daniele, e ka drejtuar seancën stërvitore të mërkurën. Për Spallettin bëhet fjalë për një rikthim në Romë ku ishte trajner i ekipit gjatë periudhës 2005-2009.

Ai është trajneri i fundit që ka fituar një trofe me ekipin romak, dhe ishte më së afërmi nga titulli i kampionit në Serie A.

Kurse, Garcia u lirua nga detyra pas emërimit në postin e trajnerit të Romës në vitin 2013. Ai nuk ka arritur objektivin e madh të ekipit, Scudetton, duke prishur raportin me tifozët në Olimpico.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button