Rusia përballet me recesion, shkurton buxhetin për 10 përqind

Qeveria e Rusisë të mërkurën bëri me dije se do të shkurtojë buxhetin e projektuar për kuartalin e parë për 10 përqind, raporon Anadolu Agency (AA).

Ministri i Financave Anton Siluanov u tha gazetarëve se është kërkuar nga ministrat qeveritar të bëjnë prezentimin e zonave ku deri më 15 janar do të mund të bëhej shkurtimi i paraparë. Në bazë të propozimit të paraqitur për buxhetin, vlera totale e shkurtimit është rreth 10 miliardë dollarë.

Rubla ruse ka shënuar rënie duke arritur në 77 për një dollar.

Të mërkurën, ministri i Financave, Siluanov, deklaroi se Rusia do të mund të balancojë buxhetin nëse çmimi i naftës rritet në 82 dollarë për një fuçi.

Çmimi aktual i naftës është rreth 31 dollarë për një fuçi, ndërsa rreth gjysma e të hyrave në Rusi bëhen nga eksporti i naftës dhe kjo ka bërë Rusinë të hyjë në recesion.

Sipas ministrisë ruse të Financave shkurtimet në buxhet nuk do të ndikojnë në programet sociale, rrogat për punëtorët e shtetit përfshirë punonjësit në sektorët e sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button