Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë vendin e Maqedonisë, kryesisht do të jetë me reshje të shiut, dhe me reshje lokale të borës. Për dallim nga dje, sot do të bien paksa temperaturat, njofton Portalb.

Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri më 4 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të lëvizin nga 7 deri më 10 gradë celsius. Në vendet më të larta malore temperaturat gjatë ditës nuk do të kalojnë mbi 4 gradë celsius.

Mëngjesi do të jetë me vranësira mesatare thuajse në mbarë vendin. Kjo vranësirë, do të krijojë kushte për reshje të shiut, para se gjithash në pjesën veriore dhe perëndimore të Maqedonisë. Gjatë drekës dhe pasdite, shirat pritet që të ndalen, ndërkaq do të jenë më prezentë në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë, njofton Portalb.

Në pjesët më të larta të vendit, do të ketë reshje të shiut të përzier me borë, ndërkaq në male do të ketë vetëm reshje të borës. Në mbrëmje pritet që niveli i mjegullave të ulet.

Edhe Shkupi do të ketë mot të ngjashëm. Kryesisht mot me vranësira mesatare dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Gjatë mbrëmjes pritet që niveli mjegullave të ndalet. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri më 3 gradë celsius paradites, ndërkaq gjatë ditës të njëjtat nuk do të kalojnë mbi 8 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button