Kush e ka urdhëruar Zaevin që të jep intervistë për “Kanal 5”?

Ndoshta dikush i ka thënë Lidia Bogatinovës që t’i liroj mediumet, deklaroi për “Meta” lideri i LSDM-së Zoran Zaev, në pyetjen kush e ka urdhëruar që të vijë për intervistë në televizionin “Kanal 5”, dilemë që e tangon kryeredaktoren në këtë televizion nacional, transmeton Portalb.

Ndërkaq, në një moment të caktuar të intervistës derisa bisedonin për lirinë e mediumeve, kryeredaktorja Bogatinova i tha Zaevit se “intervista nuk do të kishte ndodhur po të mos kishte qenë Zaevi i urdhëruar”.

“Si më është urdhëruar?” pyeti Zaev, por dialogu përfundoi pa u zgjidhur dilema nëse në të vërtetë dikush dhe kush “e ka urdhëruar” liderin opozitar që të paraqitet në televizion pro- qeveritar.

“Ndoshta i kanë urdhëruar që t’i liroj mediumet, ndërsa kush e ka urdhëruar, pyeteni atë personalisht” deklaroi Zaev.

Përgjigje të ngjashme për “Meta” dha edhe Bogatinova.

“Pyeteni Zaevin. Përgjigja është tek ai” deklaroi ajo pas intervistës.

Ngel e paqartë edhe pas deklaratave të Zaev dhe Bogatinovës, kush, kujt dhe nëse ka “urdhëruar” që të bëhet kjo intervistë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button