A do të ndiqet Sean Penn penalisht pas takimit me El Chapon?

Aktori i famshëm amerikan Sean penn, mund të jetë e të mos jetë subjekt i ndjekjes penale pas takimit të tij sekret me mbretin e drogës Joaquin “El Chapo” Guzman, thonë ekspertët ligjorë për gazetën amerikane People, transmeton Klan Kosova.

Penn – i cili ka bërë një intervistë për jetën e El Chapos për revistën Rolling Sones – e ka zhvilluar intervistën me El Chapo’n përderisa ai ishte në arratisje në Meksikë, pasi kishte ikur nga burgu i sigurisë së lartë meksikan në korrik.

Se Penn është takuar me El Chapon u bë e ditur para pak ditësh, kur ai u kap nga autoritetet meksikane dhe u arrestua.

Tani çështja është se a do të akuzohet Sean Penn për bashkëpunim me El Chapon, i cili ishte i dënuar për trafikim me drogë.

Profesori i juridikut në Universitetin Georgetown në Amerikë, Paul Rothstein, ekspert në ligjin e kriminalistikës, thotë se vizita e aktorit te El Chapo, një i arratisur nga ligji, nuk është një krim, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button