10 të vrarë e 15 të plagosur nga shpërthimi në Stamboll

E vetmja e dhënë deri tani nga shpërthimi në Stamboll, në sheshin Sulltanahmet, ka ardhur nga prefektura.

10 është numri i të vdekurve nga shpërthimi, e 15 janë të plagosurit. Një pjesë e mirë të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Ky është shpërthimi i tretë vdekjeprurës në pak muaj në Turqi.

30 persona humbën jetën e dhjetëra të tjerë u plagosën pas një sulmi vetëvrasës në korrik të 2015-ës në Suruç, pranë kufirit me Sirinë.

Dy shpërthime të tjera në tetor, në stacionin kryesor të trenave në Ankara, morën jetën e më shumë se 100 personave që qenë mbledhur për një manifestim paqësor, transmeton portali tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button