Meksika mund të fillojë hetim për intervistën e Shon Penit me “El Çapon”

Autoritetet meksikane janë duke e hetuar mundësinë për fillimin e hetimit për kontaktet e aktorit amerikan, Shon Pen me narko bosin Hoakin Gusman – “El Çapo” në kohën derisa ky i burgosur në arrati ishte njeriu më i kërkuar në Meksikë dhe në Amerikë, shkruan “Indipendent-i” londinez.

Gazeta pohon se autoritetet në MeksikoSiti kanë qenë të zemëruar me Penin për shkak të takimit të tij të fshehtë me kriminelin e njohur, pas të cilit në atë kohë ishin në kërkim autoritetet e sigurisë dhe policët e Meksikës dhe të SHBA-së dhe më pas me të të”ndajë tako dhe tekila”.

Sipas “Independent”, edhe Shtëpia e Bardhë është “zemëruar në maksimum” kur është zbardhur misioni i fshehtë i Pen në xhunglën meksikane.

Më vonë, Shtëpia e Bardhë kumtoi se nuk do të prononcohet rreth asaj nëse ylli i Hollivudit duhet t’u dorëzohet autoriteteve meksikane, nëse ata e kërkojnë për ta marrë në pyetje.

Autoritetet e Meksikës akoma nuk kanë shtruar kërkesë të tillë për Pen, por amerikanët tashmë e kanë kërkuar ekstradimin e “El Çapos” pasi që ai është akuzuar edhe në SHBA.

Besohet se procedura juridike rreth transferimit të narko-bosit në SHBA do të zgjasë të paktën një vjet.

Kjo, megjithatë, nuk e përjashton hetimin për atë nëse aktori Pen i ka shkelur ligjet meksikane, me ç’rast mund të thirret për përgjegjësi.

Ekspertët juridik, thonë se ai i ka shkelur ligjet meksikane por edhe ato amerikane, me atë që i ka penguar hetimin dhe drejtësinë dhe se nga autoritetet e gjyqësisë ka fshehur njohuri për të arratisurin.

Hoakin ‘El Chapo’ Kuzman (58), të premten u arrestuar nga policia meksikane, tre muaj pas intervistës së bërë me Pen për revistën “Rollin Stoun” dhe gjashtë muaj pasi ai, në korrik të vitit të kaluar, u arratis nga burgu në Meksiko.

Në deklaratën e vetme deri më tani, Shon Pen, megjithatë e mbron procedurën e tij.

“Nuk ndjej keqardhje për intervistën e fshehtë dhe nuk kam se çfarë të fsheh”, thotë Pen.

“Independenti” londinez, por edhe mediet e tjera, e dënojnë procedurën e Pen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button