Çmimin më të rëndë të sulmeve 100 ditore ruse në Siri e paguan civilët

Kaluan mbi 100 ditë nga dita kur Rusia filloi luftën në Siri me justifikim se “do të luftojë kundër terrorizmit”. Rusia e cila nuk lejoi rënien e DAESH-it, e parandaloi përparimin e opozitarëve. Ky shtet i cili e ndihmoi regjimin që të fitojë vende të reja, shkaktoj vdekjen e më së paku 1 mijë civilëve, dhe zhvendosjen e më shumë se 100 mijë personave, raporton Anadolu Agency (AA).

Rusia sulmet e saj ajrore të cilat është duke i ndërmarrë që nga 30 shtatori 2015, në muajt e para i kishte intensifikuar në Idlib, Hama, Humus, në veri të Halepit.

Pas gjysmës së dytë të muajit tetor dhe gjatë muajit nëntor i shënjestroi pjesët nën duart e opozitarëve siç janë jugu dhe veriu i Halepit, jugu i Idlibit dhe rajonin Bayirbucak të pjesës rurale Latakia ku jetojnë turkmenët.

Ndërsa nga muaji dhjetor e deri më tani pjesa veriore dhe jugore e Halepit, pjesa rurale Bayirbucak dhe Idlib janë nën shënjestrën e Rusisë.

-DAESH-i nuk u rrënua-

Sulmet ajrore ruse nuk shkaktuan rrënien e DAESH-it. Përkundrazi, Rusia pasi që iu rrëzua avioni ushtarak i saj i cili shkeli hapësirën ajore të Turqisë më 24 nëntor, i mbështeti organizatat terroriste DAESH-it dhe PYD-së për të mbyllur koridorin mes kufirit të Turqisë dhe Halep-it.

DAESH-i kishte mundësi që të bëj presion në lindje të koridorit, të së cilës iu mundësua që të hyjë deri në 3 kilometra afërsi të qarkut Azez në afërsi të kufirit të Turqisë.

Pasi që Rusia i shënjestroi opozitarët të cilët luftonin me DAESH-in, organizata terroriste vazhdoj të avancoj nga Soran-i, e kontrolluan fshatin Kafra e cila ishte nën kontrollën e opozitarëve.

Edhe armiqtë e DAESH-it janë në shënjestër

Sulmet e Rusisë ndaj grupeve opozitare të cilat aktivisht luftojnë kundër organizatës terroriste DAESH treguan se nuk e ka prioritet luftën kundër DAESH-it ashtu siç u pretendua.

Kështu që me anë të sulmeve u shënjestruan edhe grupet opozitare të cilët luftonin me DAESH-in. Regjimenti i Parë në Deyr Cemal të Halepit verior, Fronti i Damaskut në Malikiye, Ahraru-sh Sham në Keshtar, Sultan Murad në Kefer, Brigada Mutasim në Mare, Sukur’l Cebel dhe Korpusi Damask në Idlib, Nureddin Zengi në Halep dhe më në fund Ushtria Islame ndër grupet opozitare e cila ishte duke luftuar kundër DAESH-it në Damask dhe përreth ishin shënjestruar nga ana e Rusisë.

-Gjendja e civilëve nuk është marrë parasysh-

Çmimin më të rëndë të bilancit të sulmeve ruse 100 ditore e paguan civilët. Sipas informacioneve të përpiluara nga ana e gazetarit të AA-së, deri më tani më së paku 1 mijë persona kanë humbur jetën. Sulmet e forcave të Asadit të njëkohshme me sulmet ajrore ruse, në veri të Hama dhe Homsit dhe në jug të Halepit shkaktuan fluksin e migrimit nga këto rajone drejt rajoneve në afërsi të kufirit të Turqisë të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve. Në deklaratën e zyrës së zëdhënësit të Sekretariatit të Përgjithshëm të OKB-së u theksua se nga fillimi i muajit nëntor, më shumë se 123 mijë persona u zhvendosën nga vendet e tyre.

Mbështetja ruse ndaj PYD-së-

Rusia zhvilloi një marrëdhënie të veçantë me PYD-në, dega e PKK-së në Siri, nga muaji tetor. PYD-ja e cila përfiton nga konkurrenca SHBA-Rusi, pas takimit me zyrtarët rusë në Moskë dhe Paris, filloi të marrë mbështetje aktive në fushë nga Rusia. Më 2 dhjetor avioni i ngarkesave ushtarake ruse la 5 tonë municion në rajonin Shejh Maksud e cila gjendet nën kontrollin e PYD-së, degës së PKK-së në Siri. Në të njëjtën periudhë Rusia mbështeti që PYD të avancojë në linjën Azez-Cerablus e cila gjendet në kufi me Turqinë.

PYD nga njëra anë sulmon linjat e frontit të opozitarëve në Azez, nga ana tjetër që të kalojë në perëndim të Eufratit vazhdon përleshjet me DAESH-in në Cerablus. Teneb, Meryemeyn dhe Keshtaar të cilat ishin nën kontrollin e opozitarëve të cilat gjenden në veri të Halepit kaluan nën kontrollin e PYD-së, ndërsa organizata gjithashtu morri nën kontroll 12 fshatra në perëndim të Eufratit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button