Në Shkup dje gjashtë aksidente, tre të lënduar

Gjashtë aksidente kanë ndodhur në rajonin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme, por asnjëra nuk është me pasoja të rënda. Nga numri i tërësishëm i aksidenteve, tre janë me pasoja të dëmeve materiale dhe tre janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë tre persona, prej të cilëve një shofer, një bashkëudhëtar dhe një këmbësor.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar 22 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, gjashtë shoferë kanë vozitur nën ndikim të alkoolit dhe të njejtit janë larguar nga komunikacioni, si dhe 10 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar shenjat e ndritshme të komunikacionit në udhëkryqe, përkatësisht nuk u kanë dhënë përparësi kalimi automjeteve në zona të udhëkryqeve. Janë sanksionuar edhe 13 këmbësorë, të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, përkatësisht kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë.

Me ndihmën e automejtit special “karrotrec” gjatë 24 orëve të fundit nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 67 automjete, të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button