Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë vendin kryesisht do të jetë me vranësira mesatare dhe relativisht me temperatura të larta në krahasim me ditët e kaluara. Në pjesën perëndimore të Maqedonisë, veçmas në pjesën malore, ka mundësi që të ketë kushte për reshje lokale, njofton Portalb.

Gjatë ditës, pritet që të rritet niveli i mjegullave në pjesën perëndimore dhe veriore të regjionit, gjithashtu në këto dy regjione do të ketë kushte për reshje të dobëta të shiut.

Karakteristikë e motit të sotëm do të jetë era e ngrohtë. E njëjta do të fryjë nga perëndimi në jugperëndim e deri në vendet më të larta malore.

Temperaturat gjatë ditës së sotme do të lëvizin nga 2 deri më 6 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq gjatë ditës të njëjtat në vendet më të larta malore do të arrijnë deri më 12 gradë celsius, ndërkaq në mbare vendin deri më 17 gradë celsius, njofton Portalb.

Edhe Shkupi do të ketë mot të ngjashëm. Gjatë mëngjesit do të ketë mot relativisht të ngrohtë në krahasim me ditët e kaluara, me vranësira mesatare dhe me erë jugore. Vranësirat pritet që tërë ditën të jenë prezentë.

Temperaturat gjatë ditës së sotme në Shkup do të lëvizin nga 2 deri më 4 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të arrijnë deri më 15 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button