Han në Maqedoni për t’i prolonguar zgjedhjet?

Eurokomisari Johanes Han do ta vizitojë Maqedoninë ditën kur kalon afati për dorëheqjen e kryeministrit aktual Nikolla Gruevski. Deri më tani janë thyer shumë afate nga Marrëveshja e Përzhinos.

Nga ana tjetër, edhe përskaj mosrespektimit të afateve partia e kryeministrit Gruevski, VMRO-DPMNE insiston që data e zgjedhjeve të mos lëvizë, siç ndodhi me afatet tjera. Megjithatë analistët vlerësojnë se Han do të vijë pikërisht për këtë çështje. Sipas tyre, vizita e Hanit si presion do të jetë presion për dorëheqjen e Gruevskit dhe prolongim të zgjedhjeve, raporton Portalb.

“Duke e pasur parasysh faktin se Marrëveshja e Përzhinos është në kapitullin final, kur po pritet dorëheqja e kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe organizimi i zgjedhjeve parlamentare, prandaj nuk besoj se zgjedhja do të jetë vetëm protokollare. Nga ana tjetër kishim edhe shumë vonesa në afatet e marrëveshjes, kështu që edhe data e zgjedhjeve në prill është në pikëpyetje. Mendojë që Han do të vijë t’i japë nxitje marrëveshjes, do të diskutohen kushtet me të cilat do të mund të shtyhen zgjedhjet”, vlerëson Bojan Mariçiq nga Qendra për studime Evropiane

Edhe politikologu Bashkim Bakiu, vlerëson se vizita e Han do të jetë më shumë se sa protokollare. Sipas tij, vizita do të jetë presion rreth prolongimit të zgjedhjeve duke pasur pas parasysh se janë tejkaluar shumë afate.

“Gjithashtu do të bëhet shtypje që të ketë dorëheqje të kryeministrit që të krijohen kushte për realizimin e zgjedhjeve, edhe nëse prolongohen. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE ka nisur të taktizojë, duke u munduar që të arrijë ndonjë kompromis që do të ishte në favor të vet asaj, sepse nëse dikush akuzohet për çështje korruptive janë partitë që kanë udhëhequr këto 10 vitet e fundit”, tha për Portalb, Bakiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button