Rooney: Arsenali duhet të jetë i ‘sëmurë’ nga unë

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney ka ngacmuar në njëfarë mënyrë Arsenalin para takimit kundër tyre të Dielën duke thënë se ata janë të ‘sëmurë’ duke luajtur kundër tij.

Rooney thotë se ai gjithmonë do t’i mbajë mend kujtimet kur shënoi si një i ri me Evertonin dhe shkatërroi rekordin e Arsenalit prej shumë ndeshjeve pa humbje.

“Arsenali di të jetë i rrezikshëm shpesh. Është paksa e çuditshme. Jam i sigurtë se ata sëmuren kur më shohin mua. Goli i parë me Evertonin më kthen shumë prapa”.

“Ishte një gol special për mua, plus ata ishin 32-ndeshje pa humbje. Gjithmonë do ta mbaj mend ndeshjen në vitin 2004. Kishte shumë tension në atë ndeshje për atë që ndodhi një vit përpara me Ruud van Nistelroy”.

“Ishte aq e tensionuar sa që e mbaj mend par takimit. Arsenali ishte ekip fantastik dhe ishte e shkëlqyer të mposhtim ata me rezultat 2-0 e gjithshtu të mposhtim atë rekord”.

Lajme të ngjashme

Back to top button