Vrasje në Butel të Shkupit

Orë më parë ka ndodhur një vrasje në lagjen Butel 2 të Shkupit.

Mësohet se burri i vrarë është i moshës 45-50 vjeçare, kurse ngjarja tragjike ka ndodhur në ora 15:30. Në kohën e vrasjes janë dëgjuar disa të shtëna, kurse vetëm pak minuta më vonë është gjetur trupi i viktimës me disa plagë në kokë dhe në trup.

Sipas informatave fillestare, të dyshuarit e parë të aktit tragjik janë dy burra të cilët pas vrasjes janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button