Di Caprio: Paraja dhe suksesi nuk të bëjnë të lumtur

Numëron me dhjetëra filma të sukssesshëm dhe përfitime marramendëse falë tyre, por Leonardo DiCaprio këmbëngul se nuk është paraja dhe suksesi që e bën atë të lumtur.

Në një intervistë për gazetën “Daily Telegraph”, 41 – vjeçari thotë se ndihet me fat që ia ka dalë të realizojë shumë gjëra që ëndërronte kur ishte i ri dhe se ajo që e bën të lumtur është një jetë interesante dhe e përmbushuar.

“Në fund të ditës, qëllimi në jetë nuk është që të bësh sa më shumë para apo sukses sepse nuk të bëjnë të lumtur dhe këtë e besoj vërtetë. E rëndësisshme është që të kesh patur një jetë interesante dhe të kesh kontribuar në një mënyrë ose në tjetrën në botë”, deklaron aktori hollivudian.

Ylli i “The Wolf of Wall Street” është një prej kandidatëve kryesor për çmimin e tretë “Golden Globe” me filmin e tij më të fundit, “The Revenant”.
Ai është nominuar pesë herë për çmim “Oscar”, por nuk ia ka dalë të fitojë asnjë prej tyre. Megjithatë, kritikët besojnë se performanca e DiCaprio në “The Revenant”, më në fund do ta shpërblejë atë me çmimin që meriton.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button