Intervista me “El Chapo”, vihet nën hetim aktori Sean Penn

Pas takimit për të bërë një intervistë të jashtëzakonshme me bosin e drogës El Chapo, aktori i famshëm Sean Penn është nën hetim. Ky takim mbresëlënës u mbajt në xhunglën e Meksikës në muajin tetor 2015 dhe u organizua nga Penn, aktorja meksikane Kate del Castillo (foto 3) dhe një ndërmjetës me lejen e kartelit Sinaloa.

El Chapo pranoi gjatë kësaj intervistë të çuditshme se ishte trafikanti më i madh i drogës në botë dhe tha se kishte dërguar në Gjermani inxhinierët për të mësuar për të ndërtuar një tunel që mund ta shpëtojë atë nga një burg i sigurisë së lartë.

Po ashtu Penn ka folur më herët për vështirësitë e organizimit të takimit me bosin e drogës dhe 7 orët e bisedës me të. Bosi i drogës u kap ditën e premte në orët e para të mëngjesit dhe u rikthye në burgun Altiplanos. Dy herë fituesi i Oscar dhe aktorja del Castillo janë tashmë nën hetim në Meksikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button