Zeqiri: Aty ku reklamuesi më i madh është Qeveria nuk ka liri të mediave

Të them se është katastrofale nuk kam thënë asgjë të re, këtë e shohin të gjithë. Fatkeqësisht, nuk jemi në gjendje të krahasohemi me asnjë vend të rajonit. Këtë e dëshmon edhe radhitja e Maqedonisë si shtet në çdo raport për lirinë e mediave. Nuk mund të ketë liri të mediave në një vend ku reklamuesi më i madh në media është qeveria. Nuk mund të kemi liri të mediave në një vend ku dënohen me burg gazetarët, ku gazetarët sulmohen e kërcënohen. Jo rastësisht partia në pushtet, VMRO-DPMNE posaçërisht shantazhon Marrëveshjen e Përzhinos, posaçërisht në sferën e mediave, dhe nuk dëshiron të kemi RTVM të pavarur dhe Agjension të Mediave që do të udhëhiqej nga profesionistë e jo ushtarë partiakë. Të shpresojmë se ky vit do të sjellë ndryshime pozitive edhe në këtë sferë, kështu është shprehur gazetari Muhamed Zeqiri, në një intervistë dhënë portalit “tesheshi.com”, duke u përgjigjur lidhje me gjendjen e mediave në Maqedoni.

Ai ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe për një afrim të mundshëm të qëndrimeve në mes partive opozitare.

“E para, nuk besoj se do të mbahen me 24 prill zgjedhjet . E dyta, partitë opozitare kuptohet pa PDSH-në pasi atë nuk e konideroj si opozitare , duhet të bëjnë ’mos që të kapërcejnë veteveten dhe të bashkojnë forcat për t’i dhënë votuesve një motiv plus që të dalin në zgjedhje dhe me votën e tyre të dënojnë BDI-në për gjitha dështimet, mosrealizimin e premtimeve të dhena por edhe keqpërdorimet që kanë bërë. Është koha e fundit shqiptarët të kthejnë dinjitetin që u’a nëpërkëmbën disa pushtetarë të panagopur për interes personal. Njerëz që për pushtet janë të gatshëm të shkelin mbi gjithçka. Është koha e fundit t’i thuhet STOP gjithë kësaj”, ka thënë mes tjerash Zeqiri./Portalb

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button