Struga përkujton Qazim Bej Qemal Vlorën

Komuna e Strugës në bashkëpunim me Shoqatën e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni-dega në Strugë,  organizon një sërë aktivitetesh përkujtimore, me rastin e 60 vjetorit të vdekjes së Qazim Bej Qemal Vlorës, djalit të Ismail Qemalit dhe njehe rit sekretar i parë i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës.

Të pranishëm në këto aktivitete do të jenë edhe familjarë, pasardhës të Qazim Bej Qemal Vlorës si dhe personalitete të tjera të njohura në vend.

Me këtë rast do të bëhet homazhe tek varri i Qazim Bej Vlorës si dhe do të zbulohet pllaka përkujtimore në shtëpinë ku ka jetuar dhe ka ndërruar jetë, Qazim Bej Vlora. Më vonë do të mbahet edhe tubimi  përkujtimor, në sallën e konferencave në Hotel “Drin”, Strugë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button