Zjarr në Tetovë, raportohet për të lënduar (FOTO)

Është shuar më në fund zjarri që kaploi shtatë katëshen me numër 14, në bllokun 70 në hyrje të Tetovës. Sipas informatave të zjarrfikësve, zjarri ka filluar nga bodrumi i shumëkatëshes dhe më pas me shpejtësi të madhe është përhapur edhe nëpër katet më të larta, gjë kjo që ka pamundësuar daljen e banorëve nga banesat e tyre.

Zjarrfikët kanë bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar afër 40 banorët e banesave të kësaj shtatkatësheje, shkaku se zjarri që kishte kapluar pothuajse tërë ndërtesën nuk lejonte që evakuimi i njerëzve të bëhet përmes hyrjeve normale.

Shumica e banorëve të këtij pallati që ndodheshin në katet e më poshtme, janë larguar nga banesat e tyre duke kërcyer përmes dritareve apo teracave, ndërsa ata që ndodheshin në katet më të larta, janë evakuaur nga dritaret e tyre me makinerit e zjarrfikësve të Tetovës dhe disa firmave private që kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit dhe shpëtimin e banorëve të ndërtesës.

Bilanci i deri tanishëm rrezulton me 8 të helmuar nga tymi, në mesin e të cilëve janë edhe 2 zjarrfikës.


Sipas drejtorit të spitalit të Tetovës Florin Besimi, në spitalin klinik të Tetovës deri më tani kanë arritur 8 persona të helmuar prej të cilëve 6 banor dhe 2 zjarrfikës.

Është me rëndësi të ceket se deri në momentin që ekipi jonë qëndroi në këtë vend, në ndihmë nuk erdhën as zjarrfikësit nga Tetova e as ata nga Shkupi.
Të shpejtë kanë rezultuar makinat e urgjencës të cilët nonstop qëndronin aty dhe bartnin personat e helmuar nga tymi.
Kryekomandanti i njësitit të zjarrfikësve në Tetovë, Ukë Aliti gjendet në spital me lëndime të lehta dhe nuk ishte në gjendje të deklarojë me shumë për Portalb rreth kësaj ngjarje.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button