Arabët lëshohen pas Mehës

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë Alban Meha ka treguar një paraqitje të jashtëzakonshme në kampionatin turk, saktësisht për ekipinKonyaspor. Formën e lartë të tij e kanë vërejtur edhe skuadrat arabe të cilat kanë shprehur interesim për shërbimet e futbollistit kosovar.

Është një skuadër nga Katari e cila me ngul po kërkon mesfushorin dhe se i ka ofruar ekipit turk 600 mijë euro, derisa  ekipi turk  Konyaspor kërkon për Mehën 2 milion euro. Kjo tregon qartë se vlera e mesfushorit kosovar është rritur shumë. Meha ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë mirëpo në ndeshjet e fundit, ai nuk është thirrur nga trajneri italian Gianni de Biasi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button