Plaçkitje të armatosura mbi emigrantët në Demir Kapi

Disa persona të armatosur të panjohur pardje në afërsi të Demir Kapisë kanë kryer dy plaçkitje mbi pesë emigrantë nga Maroku, me ç’rast i kanë marrë gjithsej 2.650 euro dhe një telefon celular, njofton MIA.

Siç kumtoi sot MPB, rasti i parë ka qenë rreth orës 13.30 në afërsi të Demir Kapisë, ku tre persona të panjohur me kanosje me pistoletë kanë kryer plaçkitje mbi dy marokenë, me ç’rast u kanë marrë 1.750 euro dhe një telefon celular. Rasti i dytë ka qenë në orën 20.00 kur tre persona të panjohur të armatosur kanë kryer plaçkitje mbi tre shtetas të Maqedonisë, me ç’rast u kanë marrë 900 euro.

Janë duke u ndërmarrë masa për gjetjen e autorëve.

Policia, gjithashtu, kumtoi se automjeti motorik “Shkoda Felicia”, pa targa i drejtuar prej një emigranti ilegal, dje në orën 18.30 në afërsi të fshatit Përdejci, nuk ka ndaluar në paralajmërimin e nëpunësve policorë dhe ka vazhduar të lëvizë. Pas një kohe të shkurtër në afërsi të fshatit Smokvicë automjeti ka dalë nga rruga. Në të janë gjetur 13 emigrantë, prej të cilëve dy nga Maroku dhe 11 nga Irani. Në orën 22.00 personat janë dërguar në qendrën për pranim në Gjevgjeli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button