IFFHS, De Biasi trajneri i 6 më i mirë në Botë

Tjetër arritje e Gianni De Biasit pas kualifikimit historik me Shqipërinë në Euro 2016.

Trajneri i përfaqësues kuqezi është përzgjedhur nga IFFHS, Insituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në Futboll si tekniku i 6-të në Botë në rang kombëtaresh që ka regjistruar rezultatet më të mira gjatë vitit 2015. Një vlerësim i merituar për Gianni De Biasin trajnerin 59-vjeçar, që me Shqipërinë realizoi ëndrrën duke ndihmuar kombëtaren kuqezi të kualifikohej për herë të parë në një event madhor sic është Europiani “Francë 2016″. Falë vendit të dytë që arriti me Shqipërinë në Grupin I eliminator duke lënë pas përfaqësuese të tilla si Danimarka, Serbia dhe Armenia, De Biasi ka grumbulluar 23 pikë në klasfikimin e vitit 2015-të të publikuar nga IFFHS.

Në renditjen e trajnerëve më të mirë të vitit, italiani që prej disa kohësh posedon edhe pasaportën shqiptare lë pas emra të rëndësishëm të trajningut Botëror, si Vicente Del Bosque që ka fituar 1 kampionat Botëror dhe një kampionat Europian me Spanjën apo edhe Gerardo Martinon e Argjentinës. Pas De Biasit pozicionohen edhe suedezi Lars Lagerback, që kualifikoi Islandën në Euro 2016-të dhe uellsiani Chris Coleman që bëri të njëjtën gjë me përfaqësuesen e vendit të tij. Në krye të klasifikimit për vitin 2015-të IFFHS ka vendosur Jorge Sampaolin, trajnerin argjentinas që fitoi Kupën e Amerikës me Kilin ndërsa 5-shja e parë kompletohet me Joachim Low, Roy Hodgson, Marcel Koller dhe Michael O’Neill të Irlandës së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button