Emini largohet nga Maqedonia, për Kukësin e Shqipërisë

Kukësi ka zyrtarizuar dy përforcimet më të reja të skuadrës. Bëhet fjalë për dy sulmuesit Izair Emini dhe Willams Da Silva, që kanë nënshkruar kontratën me verilindorët- raporton klubi i Kukësit përmes uebfaqes së saj.

Shqiptari nga Tetova, Izai Emini, ka luajtur me Renovën në kampionatin maqedonas dhe është ndër golashënuesit më të mirë të vendit fqinj. Edhe Da Silva , ka një cv të pasur në sulm.

Të dy lojtarët, që sapo kanë firmosur, do të jenë që nga sot pjesë e ekipit dhe do të udhëtojnë për në fazën përgatitore që do të zhvillohet në Ulqin të Malit të Zi për 10 ditë më radhë . Janë 25 lojtarë që udhëtojnë së bashku me stafin drejt bregdetit të Ulqinit, ku priten dhe disa ndeshje miqësore . Në këtë fazë pranë ekipit do të afrohen dhe të tjerë lojtarë që do jenë pjesë e Kukësit , nëse ata bëjnë dallimin me pjesën tjetër të lojtarëve dhe do zënë vendin e të larguarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button