Shkëndija bën për vete edhe Mustafin e ri

Nuri Mustafi është futbollisti i rij i Shkëndijës, pasi të mërkurën në zyrat ekompanisë ‘Ecolog’ ka firmosur kontratë profesionale me ekipin ‘kuqezi’. Drejtuesit e klubit dhe Mustafi kanë arritur akordin për bashkëpunim 18 mujor. 

Nuri Mustafi është futbollist që vjen nga shkolla e futbollit të KF Shkëndija, ku luajti deri verën e vitit 2006. Transferimin e parë jashtë Maqedonisë e kishte në kategorinë e tretë në Finlandë te FC PoPa, ku qëndroi për një vit para se të kalojë në elitën e futbollit suedez te GIF Sundsvall. Mustafi zhvilloi pesë vite të suksesshme në këtë skuadër duke qenë një kohë edhe kapiten i ekipit, ndërsa vitin e kaluar firmosi me skuadrën e kategorisë së dytë në Suedi, FC Ljungskile. 

Pas rreth 7 viteve të kaluara jashtë vendit, Mustafi kthehet në ekipin e tij amë ku pritet të jetë një ndër shtyllat kryesore të skuadrës. Nuri Mustafi është përforcimi i dytë i Shkëndijës brenda kësaj jave, pasi të hënën me ‘kuqezinjtë’ firmosi sulmuesi i krahut Astrit Fazliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button