Aksion policor në Veles arrestohen disa persona

Policia në Veles mbrëmë gjatë një aksioni ka arrestuar disa persona të cilët sipas informatave të para kanë qenë pjesë e grupit kriminel, i cili është marrë me kontrabandimin e drogës.

Për kontrabandimin e drogës është shfrytëzuar kamion i posaçëm, ndërsa policia ka konfiskuar edhe mbi 100 kilogramë marijuanë.

Pritet që MPB-ja më shumë informata për aksionin policor të kumtojë sot në konferencë për shtyp.

Lajme të ngjashme

Back to top button