Ngrihet liqeni Uzungol në Turqi

Ngrihet liqeni Uzungol në Turqi një nga atraksionet më të vizituar nga turistët në rajonin lindor të Detit të Zi. Ky liqen ndodhet në qytetin Trabzon, ndërsa edhe lumenjtë që derdhen në liqe janë ngrirë për shkak të motit të ftohtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Bora dhe moti i ftohtë në vend, ndikoi edhe në rajonin lindor të Detit të Zi, vend ky i cili me bukurinë e tij natyrore në të gjitha stinët është në qendër të vëmendjes të turistëve vendas dhe të huaj.

Për shkak të acarit janë ngrirë edhe liqejtë Karagol, Sera, Yedigoller, Buzul Golu dhe një pjesë e madhe e lumejve në luginën Haldizen.

Uzungol, i cili me bimësinë e harlisur dhe pishat që mbulojnë rajonin, jetën e egër dhe ajrin e pastër çdo stinë zgjon interes të madh nga turistët, me mbështjelljen e mjedisit në të bardhë dhe me akullin masiv të formuar mbi të merr një bukuri mahnitëse.

Ngrirja e ujit të akumuluar në digën e ndërtuar mbi lumin e luginës krijon pamje të mahnitshme.

Nga ana tjetër, turistët vendas dhe të huaj që vijnë me familje në Uzungol bëjnë shëtitje në ajër të pastër dhe pamje të bukur dhe ushqejnë rosat në liqen duke u hedhur copa të bukës.

Turistët të cilët argëtohen duke luajtur me topa bore dhe duke bërë shumë fotografi kujtimesh, kanë mundësi të shijojnë kuzhinën lokale në objektet përreth liqenit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button