Deponia e paligjshme e Vrapçishtit nuk do të dislokohet

Pika e paligjshme e grumbullimit të mbeturinave në atarin e Komunës së Vrapçishtit nuk pritet të dislokohet edhe për një periudhë të gjatë, raporton Alsat-M.

Ministri i Ekologjisë Nurhan Izairi pas takimit të sotëm me kreun e komunës Bajram Kadriu, tha se prioritet i është dhënë zgjidhjes së problemit të pikës rajonale të grumbullit të mbeturinave në Rusino.

Ndërkaq kreu i komunës së Vrapçishtit akuzoi qytetarët siç i cilësoi të pandërgjegjshëm për hedhjen e mbeturinave.
“Parashohim mjete për eliminimin e deponive të egra por është një fakt se është terren i gjerë është specifik në kuadër të Pollogut dhe shpesh na keqpërdorin qytetarë të ndryshëm por kjo me siguri do ketë një zgjidhje afatgjate nëse do vazhdojmë ne si komuna në kuadër të regjionit të Pollogut ta zgjidhim çështjen e deponisë rajonale Rusino dhe do eliminohen edhe deponitë e vogla apo të egra që ekzistojnë”, deklaroi Bajram Kadria, kryetar i Komunës së Vrapçishtit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button