Shkupi shndërrohet në xhungël betoni

Gjelbërimi urban e zvogëlon ndotjen e ajrit në qytete, rritë sigurinë në zonat urbane, por ndikon që edhe njerëzit të jenë më të shëndosh dhe më aktiv, thonë ekspertët.

Qeveria qendrore dhe lokale viteve të fundit kanë reduktuar ndjeshëm sipërfaqet e gjelbërta dhe hapësirat publike në Shkup me ndërtimin e një numri të madh ndërtesash për banim dhe ndërtesave administrative. Ishin prerë dhjetëra pemë, një numër i madh i parqeve ishin mbuluar me asfalt, ndërsa në llogari të urbanizmit në vazhdimësi shkatrohet pjesa e gjelbërt e malit Vodno, njofton REL, transmeton Portalb.

Njohësit e situatës thonë se hapësirat e gjelbërta ndikojnë edhe në zhvillimin psikologjik të njerëzve, përkatësisht se i qetëson dhe i bën më produktivë. Nikolla Neshkoski nga OJQ “Eko llogik” vë në dukje se prej disa studime nga Australija, SHBA dhe Zvicra, është përfunduar se pakësimi i hapësirave të gjelbërta në hapësirat publike, ka bërë që njerëzit ta çmojnë gjithnjë e më pak rëndësin e gjelbërimit.

“Ato pak parqe prej atyre që kanë mbetur, njerëzit nuk do t’i vlerësojnë, nuk do t’i ruajnë. Madje edhe nëse priten, njerëzit nuk do të kenë asnjë emocion ndaj kësaj. Nga ana tjetër, sa më shumë parqe të kemi dhe sa më shumë e zgjerojmë gjelbërimin urban, njerëzit më shumë do të kujdesen për këtë. Në këto studime vinë në shprehje edhe aspekti i agresivitetit të njerëzve, diçka të cilën e shohim në komunikacionin e Shkupit, ku mbretëron një agresivitet i tmerrshëm, edhe nga ana e drejtuesve të automobilave edhe nga ana e këmbësorëve. Unë mendoj së ekziston një lidhje e madhe e gjelbërimit urban me sjelljen e njerëzve”, thotë Neshkoski.

Shumë studime dhe hulumtime shkencore të më shumë fakulteteve për arkitekturë dhe planifikim urban flasin për ekzistencën e shumë mënyrave me të cilat gjelbërimi i përmirëson kushtet e jetës në meset urbane. Përveç anës estetike, gjelbërimi urban izolon sasitë e mëdha të dioksidit të karbonit (CO2), e pakëson ozonin e dëmshëm, ndikon në sasinë e radiacionit të diellit të cilin e absorbon toka dhe pastaj e riemeton, e zvogëlon temperaturën e qyteteve dhe shfrytëzimin e energjisë.

Ekipi i OJQ “Reaktor” i përbërë prej arkitektëve dhe ekspertëve për zhvillimin urban, përgatiti projektin “Shkupi rritet”, i cili tregon numrin e rritur të komplekseve banesore në lagjet Debar Maallo dhe Bunjakovec si dhe zvogëlimin e hapësirave të gjelbërta. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se në vitin 1990 në këto lagje kishte 21,6 % hapësira të gjelbërta, aktualisht ka 13,9 %, ndërkaq deri në vitin 2020 do të mbeten vetëm 4,5 % hapësira të gjelbërta, transmeton Portalb.

Gjelbërimi urban paraqet vetëm një aspekt të krijimit të qyteteve të qëndrueshme. Njerëzit dhe pushtetet të cilët lëvizin në këtë drejtim krijojnë qytete të qëndrueshme për të ardhmen duke arritur t’i transformojnë industritë e tyre, hapësirat publike dhe transportin publik, por edhe shprehitë e tyre të cilat ndikojnë në ambientin jetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button