Artan Grubi i hëngër fjalët, sekretari i përgjithshëm i KSHZ-së nuk u zgjodh shqiptar!

Një nga postet më të fuqishme në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve do t’i takojë Dobre Jançevit. Edhe pse të dy partitë shqiptare me këmbëngulje siguronin opinionin se sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni do të jetë kuadër shqiptar, vendimi i djeshëm i hodhi poshtë pohimet e tyre. Menjëherë pas arritjes së marrëveshjes për ekspertët e KSHZ-së, deputeti i BDI-së, Artan Grubi në emisionin “Clik Plus”, publikisht deklaroi se ishin zhvilluar bisedime intensive që posti i sekretarit të përgjithshëm në KSHZ të drejtohet nga kuadër shqiptar. Madje ai nuk e përjashtoi as mundësinë që edhe kryetari i KSHZ-së të jetë shqiptar, njofton TV21.

“Edhe zoti Ahmeti edhe zoti Thaçi, duke kaluar në pikën e dytë të rendit të ditës kërkuan që sekretari i përgjithshëm, që është një pozitë shumë e rëndësishme në këtë trup të jetë shqiptar, për arsye se nëse kryetari i KSHZ-së të jetë maqedonas, kjo pozitë patjetër t’i takojë komunitetit shqiptar, me ç’rast të dy palët e përkrahën njëra tjetrën dhe u hap goxha debat në takimin në Klubin e deputetëve në lidhje me këtë çështje dhe jam absolutisht i bindur që sekretari i përgjithshëm i KSHZ-së do të jetë shqiptar”, thekson Artan Grubi.

Në lidhje me temën: PDSH: Me votën e BDI-së u zgjodh sekretari maqedonas i KSHZ-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button