Maqedoni, ligji për noter, anashkalohet gjuha shqipe

Edhe propozim-ligji i ri për noteri nuk e njeh gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni. Sipas këtij propozim-ligj, por edhe sipas ligjit aktual parashihet që të gjitha aktet noteriale të hartohen vetëm në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, njofton Alsat M.

Ligji për Noter, Neni 38, paragrafi 2 dhe 6:

“Të gjitha aktet noteriale duhet të shkruhen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik. Anëtari i ndonjë komuniteti jo maqedonas, shtetas i Republikës së Maqedonisë, i cili si palë tek noteri nuk kupton ose nuk e fletë gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik ka të drejtën e përkthyesit.”

Sipas ekspertit për çështje juridike, Osman Kadriu, propozim Ligji i ri për Noterët por edhe ai në fuqi duhet të korrigjohen me urgjencë pasi janë në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit, amendamentin 5 të Kushtetutës dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button