Sindromi Karadaj

Tragjeditë familjare na shtohen dita-ditës duke na prekur thellë në zemër. Vetëm Zoti ka të drejtë të na japë dhe të na e marrë jetën. Kur këtë e bën njeriu është mëkat dhe veti e shëmtuar dhe jonjerëzore.

Jetojmë në kohë të keqe kur gjithë dita kalohet nëpër kafene dhe bastore e në mbrëmje duke parë seriale turke futemi në një zonë të perhimtë ku mishërohemi me protagonistët duke përjetuar jetën si serialet e ulëta dhe jokarakteristike për viset ku jetojmë.

Është e pakuptimtë që rinia të mbajë armë dhe të marrë ligjin në duart e veta duke mos llogaritur pasojat dhe rreziqet e këtyre veprimeve. Definitivisht vuajmë nga Sindromi Karadaj. Ne jemi çdo gjë, polic, gjyqtar, avokat, mjek, mjeshtër … Ne dimë çdo gjë edhe atë më shumë se mjeku, profesori, inxhinieri, juristi, ekonomisti. Ne nuk dimë ku është kufiri, ku është vija e kuqe. Ne nuk e kuptuam, nuk e kuptojmë dhe se di a do mund ta kuptojmë demokracinë. A thua demokracia (nuk) na kupton neve?

Tani psikiatria e ka fjalën.

Nuk na shëruat nga Sindromi i Stokholmit, bëni të pamundurën dhe na shëroni (çlironi) nga Sindromi Karadaj se do mbesim pa fëmijë, pa rini, pa … shumë gjëra.

Edhe ti që lexon këtë postim, mendo pak në këtë drejtim, të duket shumë larg, por je shumë afër, mund të digjesh edhe ti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button